LAJME

Gjilani njofton të rinjtë për procedurat dhe mënyrën e aplikimit në programin e USAID-it, EMPOWER

Gjilan, 24 shtator 2018 – Në Komunën e Gjilanit është mbajtur sot takimi i përbashkët në mes të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, organizatës Help dhe EMPOWER, programit të USAID-it, ku temë e takimit ishte skema e granteve të cilat do të ndahen për të rinjtë e Komunës së Gjilanit.

Në fjalën e saj drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Valbona Tahiri ka falenderuar organizatën HELP dhe USAID-in, duke inkurajuar të rinjët që në mënyrë aktive të jenë pjesë e kësaj skeme të granteve për arsye se ata do të jenë përfituesit më të mëdhenjë.

Njëkohësisht drejtoresha Tahiri, ka potencuar se angazhimi i Komunës së Gjilanit dhe kryetarit Lutfi Haziri është maksimal, që bashkëpunime të kësaj natyre të ketë në vazhdimësi, për mbështetje të të rinjëve dhe krijimin e lehtësirave më të mëdha na të bërit biznes në Gjilan.

Kurse, Gent Saraçi, përfaqësues i organizatës HELP, ka theksuar se do të përfshihen të gjithë të rinjët e komunës tonë pa përjashtim si dhe ofroi informata në lidhje me plotësimin e aplikacionit për trajnim, kriteret e përzgjedhjes si dhe është përgjigjur në pyetjet e të rinjëve në lidhje me skemën e granteve.

Mentor Rexhepi, përfaqësues i programit EMPOWER – USAID ka bërë të ditur se ky nuk është projekti i fundit që do të përkrahet nga USAID pasi që kanë në plan që përveç këtij projekti në bashkpunim me Komunën e Gjilanit dhe Organizatën HELP të implementojnë edhe 3 projekte ku do të përfshihen të rinjët nga Komuna e Gjilant edhe atë, trajnimi praktik në punë tek Bizneset, ku kandidatët kanë mundësi të punësohen tek ato kompani, pastaj trajnime lidhur me shkathësit në fushën e Teknologjisë Informative që implementohet së bashku me Universitetin Amerikan në Kosovë – AUK dhe trajnimi në mësimin e gjuhëve të huaja si gjuha gjermane dhe gjuha angleze që implementohet përsëri nga Universiteti Amerikan në Kosovë – AUK.

Drejtoria për Zhvillimin Ekonomik, përmes zyrtarëve të saj, do të jetë në shërbim të të rinjëve për t’i informuar ata për plotësimin e aplikacioneve për trajnim dhe aplikacioneve për aplikim për grante, por asesi nuk do të bëjë mbushjen e aplikacioneve

You Might Also Like