LAJME

Gjilani nis dezinfektimin shkollave fillore dhe të mesme

Gjilan, 28 gusht 2018 – Komuna e Gjilanit ka nisur sot dezinfektimin e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, proces ky i cili do të zgjas për tri ditë me radhë.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka njoftuar se sot do të dezinfektohen objektet shkollore në qytet, përderisa gjatë dy ditëve në vazhdim pritet të bëhet dezinfektimi në objektet shkollore në fshatra.

“Qëllimi ynë është që të ruhet shëndeti i nxënësve dhe personelit të shkollave. Sipas kërkesave të tyre, do ta bëjmë edhe deratizimin”, ka deklaruar i pari i shëndetësisë në Gjilan.

Vlen të theksohet se Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan gjatë veres ka bërë dezinsektimin e ambientit me tre faza, për të eliminiuar mushkonjat dhe insektet tjera të bezdishme.

You Might Also Like