Futboll

Gjilani mbyll stërvitjet anti-Liria

Gjilan, 15 Maj-Skuadra e Gjilanit ditën e sotme ka përfunduar përgaditjet për duelin e nesërm, që kuq e bardhët e zhvillojnë si vendas kundër Lirisë.

Stërvitja e sotme u mbajt tek fusha ndihmëse dhe zgjati rreth një orë, ku numri një i pankinës së Gjilanit punoi detajet e fundit, para duelit të vlefshëm për javën e 32-të kampionale mes Gjilanit dhe Lirisë

Për kuq e bardhët në ndeshjen kundër Lirisë do të kthehen edhe dyshja nga Bregu i Fildishtë, bëhet fjalë për Keita Aziz dhe Keita Razak të cilët janë rikthyer me skuadrën dhe kanë vijuar me përgaditje gjatë javës.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Lirisë zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan dhe gjykohet nga Gramos Shala me ndihmësit Visar Kelmendi dhe Arton Latifi.

You Might Also Like