Gjilan

Gjilani mbjell 2 mijë lule në kampusin e shkollave të mesme

Gjilan, 2 korrik 2019 – Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka filluar sot mbjelljen e 2 mijë luleve në kampusin e shkollave të mesme.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, i cili së bashku me stafin dhe personelin e këtyre shkollave po e realizojnë këtë aktivitet, tha se mbjellja e 2 mijë luleve po bëhet në kuadër të aksionit të kryetarit Haziri për gjelbërimin e Gjilanit.

Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përpos dhjetëra aktiviteteve për mbjellje të luleve e drunjve dekorativ në disa lokalitete, ka nënshkruar javë me parë marrëveshje mirëkuptimi me nëntë kompani private për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.

You Might Also Like