Futboll

Gjilani luan miqësore me Schaffhausen

Gjilan, 26 Gusht 2019-Në muajin shtator skuadra e Gjilanit udhëton drejt Zvicrrës, për ta zhvilluar takimin miqësor me skuadrën nga liga e dytë zviceriane, FC Schaffhausen.

Ndeshja miqësore mes skuadrave të lartëcekura, zhvillohet me datë 8 Shtator,datë kjo e cila dërgon kampionatet europiane në pauz shkak angazhimeve të përfaqësueseve, në kuadër të kualifikimeve të “Euro 2020”.

Ndeshja mes skuadrës vendase të Schaffhausen dhe asaj udhëtuese të Gjilanit, do të zhvillohet në stadiumin “Lipo Park”, në qytetin kufitar të Schaffhausenit, me fillim nga ora 16:00.

You Might Also Like