Futboll

Gjilani kreu punë në pjesëlojën e parë

Pas humbjes befasuese nga Trepça ’89, Gjilani që për dy ndeshje radhazi luajti jashtë fushës së vet, kësaj radhe nuk i la asgjë befasisë. Ndeshjen e luajtur në Mitrovicë, Gjilani e përfundoi që në pjesëlojën e parë, kur shënoi tri herë, kurse pjesën e mbetur të ndeshjes e zhvilloi me urti, sa për t’a ruajtur rezultatin e arritur.

Gjilani edhe pse kishte disa mungesa të theksuara, pa shumë lojtarë të ndëshkuar me kartonë të verdhë apo edhe të lënduar.

Loja sulmuese e Gjilanit është paralajmëruar qysh herët, bile në minutën 24, Tomislav Bushiq gjuajti me gërshërë, por qëlloi vetëm shtyllën.

Dy minuta më pas, Fiton Hajdari pasi është shërbyer mirë nga Keita Aziz, ia ka ndërruar topit drejtimin, sa për t’a futur në rrjetë për 1 :0. Në minutën 29, po i njëjti lojtar ka shënuar, kësaj radhe pasi është shërbyer nga e majta nga Ferreira. Ndonëse ishte në të majtë, Hajdari gjuajti furishëm dhe topi I dëbuar nga transversalja u fut në rrjetë.

Gjilani ka ardhur te goli i tretë në minutën 32, kur Tomisllav Bushiq., bukur I është shmangur mbrojtësit mysafirë Halili dhe me urti ka dërguar topin në rrjetë. I njëjti lojtar në minutën 38 pati një rast shumë të volitshëm, por në vend të rrjetës ai nga afërsia qëlloi pingulen e majtë.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani luajti aq sa për t’a mbajtur epërsinë e arritur, edhe pse pati disa raste të mira, lojtarët e saj u kënaqën me tre golat e shënuar në pjëslojën e parë, por në minutën 85, për Gjilanin u dha një penalti, të cilën e konkretizoi Fiton Hajdari që në këtë ndeshje shënoi tregolësh për vete dhe fitoren për ekipin e tij me rezultat 4 :0.

You Might Also Like