Futboll

Gjilani humb ndeshjen dhe kreun e tabelës

Ballkani ka triumfuar përballë Gjilanit në kryendeshjen e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Gazetasheshi.com.

Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli realizuan për skuadrën vendase, ndërkohë Gerhard Progni mbajti gjallë shpresat e ‘kuqebardhëve’ deri në fundin e ndeshjes për një rezultat pozitiv.

Ndeshja u përshkua me shumë duele të luftuara, tensione, kartona të verdhë dhe të kuq.

Ballkani me këtë fitore ngritet në kuotën e 34 pikëve, ndërkohë Gjilani mbetet me 31 pikë në vendin e dytë.

Gazeta SHESHI ju transmeton formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga kjo sfidë:

? Ballkani – Gjilani 2-1

⏱ Mbyllet ndeshja!

⏱ 90+3′ Kushtrim Shabani (Gjil) gjuan fare pranë pingules.

⏱ 90+2′ Muhamed Useini (Gjil) gjuan brenda zonës, por pret Armend Ruxhi.

➕5⃣ minuta shtesë!

? 90′ Edmond Turku (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

? 87′ Visar Berisha (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

? 85′ Karton i kuq për trajnerin e Ballkanit Ismet Munishi.

♻ 85′ Zëvendësim te Gjilani: Keita Aziz inkuadrohet në vend të Tomislav Busiç.

♻ 80′ Zëvendësim te Ballkani: Liridon Fetahaj inkuadrohet në vend të Blend Baftiut.

♻ 76′ Zëvendësim te Ballkani: Ramiz Bytyqi inkuadrohet në vend të Besnik Krasniqit.

♻ 75′ Zëvendësim te Gjilani: Keita Razak inkuadrohet në vend të Fjoart Jonuzit.

⏱ 74′ Blend Baftiu (Ball) godet traversën nga afërsia.

♻ 60′ Zëvendësim te Ballkani: Edmond Turku inkuadrohet në vend të Artur Maganit.

♻ 54′ Zëvendësim te Gjilani: Bedri Greca inkuadrohet në vend të Fiton Hajdarit.

⏱ 54′ Blend Baftiu (Ball) gjuan mbi portë nga largësia.

⏱ 52′ Besnik Krasniqi (Ball) gjuan nga ndërprerja, por pret Kenan Haxhihamza.

? 50′ Jackson Ferreira (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 48′ Arbër Hoxha (Ball) gjuan me kokë mbi portë.

⏱ Starton pjesa e dytë!

⏱ Mbyllet pjesa e parë!

➕2⃣ minuta shtesë!

⏱ 40′ Fjoart Jonuzi (Gjil) lanson një super goditje nga distanca, por pret Armend Ruxhi për mrekulli duke shpëtuar gol të sigurt.

⚽ 37′ Goool… Gerhard Progni (Gjil) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon me qetësi për ta ngushtuar rezultatin 2-1.

⏱ 35′ Besnik Kransiqi (Ball) provon sërish goditjen, por sërish topi shkon mbi portë.

⏱ 33′ Besnik Krasniqi (Ball) gjuan mbi portë.

? 32′ Arbër Potoku (Ball) detyrohet ta lërë fushën e lojës për shkak të lëndimit.

⏱ 28′ Arbër Hoxha (Ball) gjuan brenda zonës, por topi devijohet në qastet e fundit nga Franc Veliu.


⚽ 24′ Goool… Jetmir Topalli (Ball) realizon një super gol nga largësia për të realizuar edhe golin e dytë për skuadrën vendase, 2-0.

? 18′ Ylber Kastrati (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

? 16′ Blend Baftiu (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

Ismet Munishi, kryetrajner i FC Ballkanit ironizon me stafin teknik të SC Gjilanit pasi realizoi skuadra e tij gol


⚽ 14′ Goool… Blend Baftiu (Ball) realizon me kokë për ti kaluar vendasit në epërsi, 1-0.

⏱ 14′ Jackson Ferreira (Gjil) provon goditjen e tij me të parën nga jashtë zonës, por topi përfundon në duart e Armend Ruxhit.

? 10′ Gerhard Progni (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

? 06′ Ismet Munishi, kryetrajner i Ballkanit dhe Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit debatojnë me tone të ashpëra, pasi që mysafirët kërkuan penalti.

⏱ 05′ Arbër Potoku (Ball) ndal brenda zonës sulmuesin Gerhard Progni, por për gjyqtarin Genc Nuza, gjithçka ishte e rregullt.

? 04′ Artur Magani (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ Starton ndeshja!

? Formacionet zyrtare:

? Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Sinani, Potoku, Gashi, Kuc, Baftiu, Hoxha, Topalli, Magani. ?‍? Kryetrajner: Ismet Munishi

? Gjilani: Haxhihamza, Kqiku, Kastrati, Veliu, Ferreira, Jonuzi, Useini, Shabani, Progni, Busic, Hajdari. ?‍? Kryetrajner: Gentjan Mezani.

? Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati

? Stadiumi: “I Qytetit” – Therrandë

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like