Futboll

Gjilani fiton me përmbysje

Futbollistët e Gjilanit kanë shënuar fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe si mysafir i Ferizajt. Bardh e kuqtë ia kanë dalë që të përmbysin rezultatin dhe në fund ngadhënjyen me rezultat 1:2.

Fillimisht kanë qenë mysafrët që të parët kanë shënuar nëpërmjet Muhabi Bushit në minutën 8.

Lojtarët e Gjilanit nuk i trembi goli, por menjëherë u mobilizuan dhe që në minutën 20 nëpërmjet Isa Eminhazirit ia dolën që të barazojnë. Gjilani ka shënuar edhe në nismë të gjysmëoljës së dytë nëpërmjet Betim Haxhimusës, për të arritur tri pikët e mëdha që ekipin tashti e ngrenë kah pozita e epërme në tabelë.

You Might Also Like