Futboll

Gjilani e mbyll me humbje kampionatin

Ferizaj, 19 Maj-Skuadra e Gjilanit sot luajti kundër skuadrës së Ferizajit, sfidën të cilën e humbi me rezultat 2 me 1.

Në takimin e sotëm kryetrajneri i Gjilanit luajti kryesisht me futbollistë të cilët nuk kishin shumë minuta lojë në këtë edicion.Gjilani e filloi më mirë takimin ku dhe arriti e para të dal në avantazh me anë të Wilber Perez i cili penaltin e fituar, vet e mori përsipër ta gjuaj dhe në minutën e 32-të kaloi skuadrën e Gjilanit në avantazj.

Skuadra e Ferizajit pjesën e dytë e filloi furishëm ku brenda pak minutave arriti ta përmbys rezultatin.Ishte Dautaj i cili në minutën e 48 arriti ta barazonte rezultatin me kurse epërsinë skuadrës vendase ja dha Dardan Qerkini, ku në minutën e 52-të, ai me një goditje nga brenda zonës së Gjilanit arriti ta kalonte Ferizajin në epërsi.Në vazhdimin e takimit nuk pati raste të tjera dhe sfida mbaroi me rezultat 2 me 1 në favor të vendasve.

Gjilani mbyll kampionatin me 38 pikë të tubuara në pozitën e 10 tabelare, kurse vazhdimësinë e garave në Superligë, do ta kërkoj në barazh, ku kuq e bardhët do të takohen me skuadrën pejane, KF Besa, në fillim të muajit Qershor.

Formacioni startues:

Haxhihamza,Kastrati,Papuqi(Magani),Halili,Kosumi
,Aziz(Jefferson),Mustafa,Ajeti,Ismajli,Asani,Perez(Isufi)

Kryetrajner: Gentjan Mezani

You Might Also Like