Futboll, LAJME

Gjilani – Drita pjesa e dytë (live)

Min 46 – Nis pjesa e dytë.

Min 50 – Pas një ndërhyrje ndaj Hashanit, Gëzim Rusi ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 51 – Për protestë ndëshkohet edhe Shabani.

Min 54 – Ndërpritet ndeshja përkohësisht, tifozët e Gjilanit hedhin mjete piroteknike në  fushë.

Min 58 – Rifillon ndeshja.

Min 59 – Ndërpritet ndeshja përkohësisht, tifozët e Dritës  hedhin mjete piroteknike në  fushë.

Min 61 – Rifillon ndeshja. Paraqitet edhe një dron, gjyqtari Nuza kërkon që ai të zbritet.

Min 65 – Shabani gjuan nga largësia, topi shkon mbi portë.

Min 75 – Kryeziu i Dritës luajti me dorë, ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 79 – Mbrojtësit e Dritës nuk merren vesh, përvidhet Haxhimusa, por në rastin më të mirë të ndeshjes, topi shkoi mbi portë.

Min 82 – Ndërrim te Drita, largohet kapiteni Ramadani, në lojë futet Berisha.

Min 85 – Goditje qendrore e Arbios Thaqit, por drejt në portierin Halimi.

Min 86 – Arbios Thaqi i Gjilanit ndëshkohet me karton të verdhë.

Min 87 – Gooooooool 0:1 – Kuka harkoi nga e djathta Livoreka me kokë qëlloi këndin e poshtëm të djathtë.

Min 88 – Largohet Zeneli i Dritës, futet Gashi.

Min 90 – Largohet Egzon Shabani i Gjilanit, futet Vllaznim Jashari.

Min 90 – Gjyqtari jep 8 minuta shtesë.

Min 91 – Largohet Përparim Livoreka i Dritës, futet në lojë Belgin Maliqi.

Min 95 – Largohet Arbios Thaqi, në lojë futet Ylber Kastrati.

Min 97 – Ndëshkime ma kartonë: Nexhipi me të verdhin, Haxhimusa me të kuqin.

Min 102 – Mbyllet ndeshja Gjilani – Drita 0:1.

You Might Also Like