Futboll

Gjilani barazim në testin e parë kontrollues

Bogovinë, 13 Korrik 2019- 1 me 1 ishte epilogu final i ndeshjes së parë kontrolluese të Gjilanit në fazën përgatitore, që skuadra po e zhvillon para startit të edicionit të ri garues në Superligë.

Takimi i sotëm i luajtur në Bogovinë prodhoi dy gola, ku fillimisht ishin ekipi i Gjilanit të cilët avancuan me anë të Kushtrim Shabanit, i cili në fraksionin e dytë të takimit hapi serinë e golave në këtë ndeshje duke realizuar në minutën e 52-të.Vendast pas pak minutave arrijnë të barazojnë rezultatin, me të cilin u mbyll dhe kjo ndeshje.

Në këtë duel kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pati mundësinë që për së afërmi ta shikonte formën e futbollistëve të tijë, ku i aktivizoj të gjithë, duke patur parasysh karakterin e ndeshjes e cila ishte testuese dhe pati mundësinë e ndrrimeve gjatë ndeshjes.

Kujtojmë se ndeshja kundër Dritës së Bogovinës ishte edhr mbyllja e fazës përgaditore në Maqedoninë e Veriut.
Kuq e bardhët fillimisht do të kthehen në Gjilan për ti vijuar përgaditjet parasezonale, pastaj nga shtabi teknik i skuadrës është programuar edhe një fazë tjetër jasht qytetit të Gjilanit, mbi të cilën klubi do dal me njoftime të reja.

You Might Also Like