Futboll

Gjilani assesi të ngjitet në pjesën e epërme

Gjilani po i afrohet kreut, por mu atëherë kur po i duhen pikët për të qenë ndër të parët, po dështon.

Kjo i ndodhi edhe këtë të shtunë, kur ekipi kuq e bardh jo që nuk fitoi e as barazoi, por pësoi keq nga Prishtina, me rezultat të thellë 0:3.

Gjilani edhe pas kësaj humbje nuk është në zonën e barazhit, por renditet në pozitën e shtatë me 17 pikë të fituara nga 12 ndeshje.

Gjilani tashti ka pesë fitore, dy barazime e pesë humbje, por me goldallim negativ 11:14.

Mbase fitorja për ekipin kuq e bardh do të vije këtë mesjavë, kur do të përballen me KEK-un, ekip ky që është i fundit në tabelë.

You Might Also Like