ARSIMI

Gjilanasja Monika Bunjaku, pjesë e ekipit të studentëve që përfaqësojnë Kosovën në garat e Matematikës në Bullgari

 

Ish-nxënësja e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, Monika Bunjaku, tashti studente në degën e Matematikës në Prishtinë, është njëra nga anëtaret e ekipit të Kosovës, I cili përbëhet nga studentët e Departamentit të Matematikës të Universitetit të Prishtinës, që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë – IMC 2019, e cila do të mbahet në Bullgari.

Vlen të theksohet se pjesë e këtij ekipi është edhe një nxënës tjetër, Erion Hamiti, i cili gjithashtu në klasën e dhjetë ishte nxënës i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, por që më pas shkollimin e ka vazhduar jashtë Gjilanit.

Siç njoftohet nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, ekipi i Kosovës, në përbërje nga studentët e Departamentit të Matematikës të Universitetit të Prishtinës, që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë – IMC 2019, tashmë ka arritur në Bllagoevgrad të Bullgarisë, ku do të zhvillohet për të 25 herë me radhë Gara Ndërkombëtare e Matematikës për Studentë – IMC 2019. Kosova në këtë garë po merr pjesë për herë të parë.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës i uron suksese studentëve pjesëmarrës të Ekipit të Kosovës!

You Might Also Like