Sportet luftarake

Gjilanasja Fortesa Orana, ndër dhjetë sportistët më të mirë në Prishtinë

 

Karateistja gjilanase, Fortesa Orana është shpallur ndër dhjetë sportistet më të mira në Prishtinë, në Gala Mbrëmjen që është mbajtur në kryeqytetin e Kosovës.

Kjo karatiste e njohur e disa klubeve gjilanase dhe pjesëmarrëse në shumë gara me karakter kombëtar e mbarëkombëtar, së fundi ka ndërruar mjedis, duke kaluar në KK Iponi nga Prishtina, ku ka vazhduar me suksese të mëtejme dhe të gjitha këto rezultate bënë që ajo të futet ndër dhjetë sportistët më të mirë të kryeqytetit.

Më herët ajo kishte fituar titullin e më të mirës në qytetin e Gjilanit. Ajo në faqen e saj në facebook ka postuar një shkrim, në të cilin është shprehur e lumtur me suksesin e arritur.

You Might Also Like