Sportet me dorë

Gjilanaset të lodhura përballë rumuneve

Vashat e Dritës ia kanë dalë të qëndrojnë mirë vetëm një set ndaj ekipit rumun, Primarja Lugoj, nga I cili janë mposhtur me rezultat të pastër 3:0.

Drita që një natë më parë kishte zhvilluar një ndeshje të vështirë ndaj Beshiktashit të Stambollit, në ballafaqim me rumunet nuk kanë mundur të qëndrojnë më shumë se një set, ngase lodhja e bëri të veten.

Për gjilanaset vetëm seti I parë ka qenë deri diku në nivel, ngase pas një ballafaqimi shumë interesant ai u përmbyll me rezultat 21:25, kurse në dy setet vijuese u vërejt lodhja e gjilanaseve, ngase ato ia dolën të mbledhin 12, respektivisht 14 pikë.

Në ndeshjen për vend të parë, do të ballafaqohen ekipi turk Beshiktash dhe ai rumun Primarja Logoj, kurse ekipin gjilanas duhet falënderuar për lojën e bërë, sidomos në ndeshjen e parë dhe për të dhënën që në Gjilan solli këtë garë shumë interesante ballkanike.

You Might Also Like