Viti

Gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë vlerësohet si e mirë

 Kështu u tha në takimin e parë për këtë vit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,që u mbajtëë sot nën kryesimin e zv.kryetarit të komunës së Vitisë Hasan Aliu

Nën kryesimin e zv. Kryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në Viti, është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi/KKSB/. Nw këtë  takim është folur mbi gjendjen e sigurisë në këtë komunë, por edhe mbi procesin e legalizimit të armëve që do të zhvillohet në gjithë Republikën e Kosovës në kudër të fushatës “Me letra legalizoje armën”.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu u shpreh se sipas të dhënëve gjendja e sigurisë në këtë komunë, ka qenë e qetë dhe për këtë ai falënderoj qytetarët për

bashkëpunim por edhe menaxhimin e mirë të policisë së Kosovës në Viti, në krye me komandantin e këtij stacionit z. Agim Lipovica.

Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica, ndër tjerash tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë është shumë mirë. “ Me mburrje mund të themi se gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është shumë e mirë, atë e bazojmë në fakte të cilat i kemi nga tereni. Nuk kemi pasur raste të rënda qoftë edhe të aksidenteve në trafik.

Kemi pasur një rast por atë e kemi zbardhur”, u shpreh komandanti Lipovica. Ai falënderoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë e Kosovës. Ndërkaq anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi kanë paraqitur edhe shqetësimit e tyre si: largimi i rinisë nga Kosova, lojërat e fatit, qenët endacak, lypsarët dhe të tjera. Ndërkaq përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, kanë njoftuar të pranishmit mbi procesin e legalizimit të armëve që do të zhvillohet në Republikën e

Kosovës për periudhën 17 dhjetor 2018 deri ne 17 qershor 2019.

Sipas tyre në gjithë Kosovën vlerësohet se janë në qarkullim mbi 260 mijë armë të pa legalizuar. Ata kanë shpërndarë edhe fletushka mbi 7 hapat që duhet të plotësohen për të legalizuar armën.

Përndryshe në fund të këtij takimi u dhanë edhe disa rekomandime ndër to u kërkua që bëhet kontrollimi rutinë i lokaleve ku zhvillohen lojërat e fatit për të siguruar se ata janë konfrom ligjeve në fuqi. Në këtë takim u apelua qytetarëve që të mos ndizen hamulloret dhe djerrinat, pasi që ajo është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe shkakton rrezik.Aziz Zuka

You Might Also Like