Viti

Gjatë tërë muajit prill në komunën e Vitisë do të organizohën aksione për pastrimin e mbeturinave dhe deponive ilegale

Me qëllim të largimit të deponive ilegale të mbeturinave Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit gjatë muajit prill do të ndërmerr aksione të shumta të pastrimit dhe të largimit të deponive të tilla. Këto aksione do të jenë më të shtuar deri me 22 Prill kur edhe shënohet Dita e Tokës. Kjo u bë me dije sot nga Ajet Sallahu, Drejtor i DUPMM-së në Viti. E një aktivitet I tillë ka nisë që sot në pastrimimin e ambientit që u mbajt në qendër të qytetit të Vitisë, konkretisht të Memoriali i gazetarit “Kerem Laëton” në Viti.

Drejtori I Urbanizmit,Planifikimit dhe Mbrojtjës së Mjedisit Ajet Sallahu, ndër tjerash tha se këto aksione të pastrimit do të bëhen në bashkëpunim me drejtoritë komunale, ndërmarrjet ambientale, shoqëritë civile dhe shumë të tjerë. Kurse ai ka folur edhe për rëndësinë e aksionit të pastrimit që ka nisur sot. “ Ky aksion i pastrimit që ka nisur sot nga zona përskaj lumit “Morava e Binqës” në qytetin e Vitisë do të vazhdoj tutje deri në fshatin Binqë. Kurse aksione të tilla të pastrimit do të zhvillohen në të gjitha lokalitetet e kësaj komune dhe atë deri me 22 Prill, kur edhe shënohet Dita e Tokës”, u shpreh Drejtori Sallahu. Ai tha se në çdo lokalitet por edhe në shkollat e Vitisë do të mbahen ligjërata mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. E zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Alia ndër tjerash njoftoj se me një vendim të veçantë ditë më parë , kryetari Haliti e ka shpallur vitin 2018, vit të ambientit duke potencuar se deri me tani janë larguar 2 deponi të mëdha të mbeturinave dhe shtoj se për gjatë muajit prill aksionet e tilla do të jenë më të shumta. Aziz Zuka

You Might Also Like