SPORTI

Gazetarët sportivë që lanë gjurmë në sportin gjilanas: Naim Sadiku

SADIKU Naim.  Mësimdhënës, gazetar. Lindi në Llovcë të Gjilanit në vitin 1966. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Gjilan, studimet për mësimdhënës i Ciklit Klasor në Fakultetin e Edukimit i kreu në Gjilan, ndërsa studimet e magjistraturës i përfundoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës në drejtimin Pedagogji. Punën e mësimdhënësit në vitin 1996 e filloi në SHF “Emin Duraku” në Skifteraj e më pas në SHF “Vesel Muja” në Mihir. Punën i si gazetar i Sportit, korrespondent nga Gjilani e nisi në Gazetën e Përditshme Sportive “Kosova Sport” e më pas edhe në gazetën ditore “Infopress”, i ngarkuar për sport e së fundi edhe në portalin e lajmeve “Rajonipress”. Ka realizuar një sërë reportazhesh e intervistash me personalitete të ndryshme Për punën e tij në sferën e gazetarisë, tri herë është shpërblyer me çmimin “gazetar i vitit”, të cilin e ndanë Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte e Gjilanit. Aktualisht jeton në Gjilan dhe ushtron profesionin e mësimdhënësit.

You Might Also Like