Gjilan

Funksionalizohet nënshtabi i LDK’së Qendra, konfirmohet Besëlidhja

Në vazhdën e aktiviteteve të mëdha në terren të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan të koordinuara me Shtabin Zgjedhor, është hapur nënshtabi “Qendra”, ku është konfirmuar fuqishëm Besëlidhja për shtetin.

Gjatë ceremonisë së hapjes, kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, ka deklaruar se është tepër e rëndësishme angazhimi i nëndegës së parë, për faktin se është mesazhi më i mirë edhe për nëndegët dhe aktivet tjera.

Ndërsa, kryetarja e nënshtabit të LDK’së Qendra, Meral Sadriu Vokshi, ka konfirmuar mobilizimin dhe angazhimin e madh që po bëhet atje, duke mos ua lënë asnjë aktivist partive tjera.

Këtë ngjarje e kanë përshëndetur edhe kandidatët e nominuar për deputet nga radhët e LDK’së në Gjilan, Lirije Kajtazi dhe Valentina Bunjaku Rexhepi.

Gjilan,

8 shtator 2019

You Might Also Like