Futboll

Ftojnë Intelektualët: Dritës i duhet përkrahje

 

Këtë të premte, FC Drita zhvillon ndeshje në fushë të vet ndaj Drenicës, kurse adhuruesit e saj më të flaktë “Intelektualët” i kanë ftuar tifozët që të jenë sa më në numër për t’u përballë me ekipin e Drenicës.

 

Ja postimi i plotë i Intelektualëve:

 

Skuadrës tonë i duhet përkrahje i duhet motivim dhe përkrahja e motivimi jemi ne. Nesër Drita e luan ndeshjen e radhës kundër Drenicës në stadiumin e qytetit “Selami Osmani-Bezi”,dhe prezenca e çdo anëtari tonë, çdo tifozi Intelektual është detyrim, për t’i mbështetur e për të mos i lënë vetëm djemtë që mbajnë veshur fanellën e klubit që ne dashurojmë. Vetëm të bashkuar do t’a kalojmë çdo sfidë,vetëm të bashkuar do jemi të fortë, andaj nesër ftoheni të gjithë të mblidhemi në shtëpinë tonë Bardh e Kaltër për t’a fituar një tjetër betejë.

FC Drita-Drenica

E premte,ora 13:30

You Might Also Like