Sportet luftarake

Fortesa Orana në Karate Premier League Paris 2018

Fortesa Orana, karateiste gjilanase do të përfaqësojë Kosovën në Turneun e Madh, Premier League Paris 2018, i cili do të mbahet në kryeqytetin e Francës. Fortesa do të udhëtojë së bashku me përfaqësuesen e Kosovës në këtë turne të madh të karatesë, i cili do të mbahet me datat 26, 27 dhe 28 janar në Paris.

Ky turne shënon edhe ciklin olimpik për Olimpiadën Tokio 2020 dhe çdo pikë e grumbulluar në turnetë në vazhdim do të jetë e vlefshme për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Verore Tokio 202o.

Fortesa Orana është bursiste olimpike, andaj me të drejtë pritet që ajo do të arrijë rezultate të lakmueshme dhe do të marrë pikët e para olimpike.

You Might Also Like