Libri

Fitues i orës së madhe letrare “Muza e Agimit” këtë vit është zgjedhur Anton Nikë Berisha

Gjilan, 2 maj – Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Agimit”, sot është mbajtur ora e madhe letrare “Muza e Agimit” që i kushohet heroit Agim Ramadani, dhe kishte një pjesëmarrje jashtzakonisht të madhe të shkrimtarëve nga të gjithë trojet shqiptare nga Gjilani, Zhegra, Prishtina, Tirana, Vitia, Presheva, Tetova, Shkodra, Bujanoci, Presheva, Ferizaj, Kamenica etj.

Sabit Rrustemi që edhe bëri hapjen e orës letrare, ka thënë se pjesëmarrja e shumë shkrimtarëve nga të gjitha trojet shqiptare, këtë ditë e bënë të veçantë sepse I kushtohet një heroi të veçantë të Kosovës, që ishte pos një luftarak i shkathtë edhe një artist që artin e kishte në shpirtë.

Ai ka thënë se ky bashkim I madh I njerëzve të pendës, në vendlindjen e Agimit, ka një domethënie sepse sot përmes vargjeve nderohet Agimi dhe historia e lavdishme e shqiptarëve ndër vite.

Në mes tri poezive, që u dalluan, kësaj herë, juria e përbërë nga Agron Tufa, shkrimtar nga Tirana, Sarë Gjergjin nga Vitia dhe Selvete Abdullahu nga Zhegëra, poezinë më të dalluar të kësaj orë letare e zgjodhën atë të Anton Nikë Berishës.

Për ndryshe ky manifesimt kulturor është mbështetur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe parashihet të përfundoj nesër me datën 3 maj 2018 me manifestimin qendror që mbahet në orën 16:00 në qendër të fshatit Zhegër.

You Might Also Like