Futboll

Fitorja ndaj Feronikelit e ngrit Gjilanin në tabelë

Gjilani ka shënuar fitoren më të rëndësishme në këtë kampionat, duke e mundur Feronikelin e Drenasit me rezultat 1:0. Kjo ka bërë që Gjilani, që kishte rënë poshtë në tabelë, sërish të ngritet. SC Gjilani, ka kaluar rivalin lokal FC Drita dhe tashti gjendet në pozitën e pestë, me 17 pikë të tubuara.

Gjilani tashti ka pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje, me goldallim 11:11.

Në ndeshjen e radhës, Gjilani sërish do t’a ketë një sfidë të vështirë, ngase do të përballet me Prishtinën, ekip ky që renditet në pozitën e dytë. Gjilani e Prishtina kishin luajtur para pak ditësh, në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, kur Prishtina kishte shënuar pak para se të mbyllet ndeshja dhe kishte fituar me rezultat minimal 1:0.

You Might Also Like