Futboll

Fiton Bashkimi i Koretinit, humb Vitia

 

Në ligën e Parë të Kosovës, ekipet e Anamoravës kanë shënuar rezultate të përgjysmuara. Kështu Bashkimi i Koretinit, që në fushë të vet ka pritur Trepçën e Mitrovicës ia ka dalë të shënojë fitore me rezultat minimal 1:0 e cila për ta është shumë e vlefshme në luftën për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndeshja si mysafir ka zhvilluar Vitia, e cila ka patur punë të vështirë në Vushtrri, ku është mposhtur me rezultat minimal 1:0. Edhe pse humbi, Vitia ende vazhdon luftën për në barazh, me qëllim që të inkuadrohet në rang më të lartë të garave.

You Might Also Like