Futboll

Fiton Bashkimi, barazon Vitia, humb Vllaznia

Bashkimi i Koretinit në luftën për mbijetesë ka shënuar një fitore të madhe këtë të dielë, duke e mundur Drenasin në fushë të vet. Me këtë fitore, ekipi nga Koretini ka shtuar gjasat që edhe në kampionatin që vjen të jetë pjesë e Ligës së Parë në Futboll.

Nga ekipet e Anamoravës edhe Vitia ka arritur një rezultat pozitiv duke barazuar me ekipin e favorizuar të Vllaznimit. Vitiasit edhe më tej janë në garë për një nga katër vendet e parë që mundëson lojën e barazhit.

Nga ekipet e Anamoravës këtë të dielë ka luajtur edhe Vllaznia e Pozharanit, e cila është përballë me Arbërinë dhe nga e cila ka humbur me rezultat 1:0. Vllaznia po lufton për mbijetesë.

Rezultatet:

 

Vëllaznimi – Vitia  1:1

Dukagjini – Istogu 2:1

Arbëria – Vllaznia  1:0

Drenasi – Bashkimi 0:1

 

You Might Also Like