Muzikë

Festivalin Ndërkombëtar “Kosova Rising Stars”mblodhi mbi 13 shtete të ndryshme të botës

Bashkë me kryeministrin Haradinaj, morëm pjesë në Festivalin Ndërkombëtar “Kosova Rising Stars”, edicioni i dytë me radhë ku mblodhi mbi 13 shtete të ndryshme të botës, me mbi 67 konkurrentë. Me qëllim të zbulimit të talentëve të rinj, dhe njohjen e ndërsjelltë me bashkë moshatarët nga këto shtete, “Mollëkuqet” nga Gjilani, me në krye profesoreshën që po korrë suksese të vazhdueshme, Arta Haziri-Nuhiu, arritën ti sjellin Gjilanit atmosferë të jashtëzakonshme për këto ditë sa u mbajt festivali.

“Mollëkuqet”, në vazhdimësi po promovojnë vlerat tona në rrafshin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar. Krijimi I miqësive të reja, shkëmbimi I përvojave, janë një mundësi e mirë për të rinjtë tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë aftësitë e tyre qoftë në kulturë, sport, dhe fusha tjera.

Rexhep Kadriu

You Might Also Like