Futboll

Festë madhështore në Gjilan

Gjilanasit i kanë pritje madhështore ekipit fitues të Kampionatit të Kosovës në Futboll, KF Drita. Në platonë para Teatrit të Qytetit janë mbledhë mijëra gjilanas, të veshur me fanellat kaltër e bardhë. Fillimisht në qytet kanë arritur “Intelektualët”, të cilët ishin të pranishëm në ndeshje, kurse pas tyre ka arritur edhe autobusi me futbollistë, të cilët janë pritur në mënyrë madhështore. Të gjithë futbollistët janë thirrur një nga një në skenë, kurse pas tyre edhe trajnerët dhe stafi udhëheqës.

Kulminacioni u arrit kur kapiteni Limani dhe zëvendëskapiteni Gërbeshi ngritën kupën dhe pasuan fishekzjarrët, të cilat për një kohë të gjatë ndriçuan qytetin.

Festa në Gjilan ka vazhduar edhe më tej, kurse gjatë tërë kohës ishin “Intelektualët” ata që bënë atmosferë të shkëlqyeshme.

You Might Also Like