Futboll

FC Drita miqësore me Shkupin dhe Dardanën

FC Drita ka zyrtarizuar dy ndeshjet e para kontrolluese të cilat do ti zhvillojnë në fazën përgatitore të janarit, shkruan Gazetasheshi.com.

Fillimisht gjilanasit do të udhëtojnë drejt Shkupit më 19 janar për tu ndeshur me skuadrën e FC Shkupit në Stadiumin e Çairit, ndërkohë tre ditë më pas do të rikthehen në ‘shtëpi’ për të luajtur ndaj Dardanës.

Të dy ndeshjet do të startojnë nga ora 13:30.

“FC Shkupi dhe KF Dardana do të jenë testet e para për klubin tonë në kuadër të fazës përgaditore para se klubi jonë të udhëtoj drejt Turqis ku do të vazhdojë me përgaditjet për sezonin pranverorë”, thuhet në faqen zyrtare.

FC Drita deri më tani ka zyrtarizuar ardhjet e Kastriot Rexhës dhe Astrit Fazliut, ndërkohë nga skuadra janë larguar Lucas Cardoso, Gilberto Fortunato, si dhe Donat Hasanaj.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like