Industri

Fabrika “Vitex” nga Vitia nis kontigjentin e parë të prodhimeve për eksport “Made in Kosova”

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, pasi ishte njoftuar më prë nga menagjemnti I Fabrikës për përpunimin e tekstilit “Vitex” në Viti, mënjeherë I përcjell nga bashkëpunëtorët e tij ka vizituar vizituar sot fabrikën për përpunimin e tekstilit “Vitex” në Viti.

Me këtë rast ai së bashku me pronarë të kësaj kompanie, kanë nisur për eksport produktet e para me mbishkrimin “Made in Kosova” cilat janë prodhuar nga kjo fabrikë në territorin e komunës së Vitisë. Përndryshe ishin vetë pronarë të kësaj kompanie gjermane, ata të cilët muaj më parë theksuan se hapja e saj në këtë komunë është bërë fal përkushtimit të madh të cilën e ka treguar kryetari Haliti dhe qeveria komunale që ai drejton tash e katër vjet.

Vlenë të theksohet se kjo fabrikë që nisi punën kohë më parë pritet që për një periudhë të shkurt të hap edhe shumë vende të tjera të punës brenda kësaj komune. /Aziz Zuka

You Might Also Like