Industri

Fabrika për prodhimin e stiroporit ”Daka Therm” në Pozharan zgjëron kapacitetet e prodhimit

Njëra ndër fabrikat më të njohura për prodhimin e Stiroporit “Daka Therm” në Pozharan, tashmë është bërë emer I njohur jo vetëm në komunën e Vitisë, por edhe në Republikën e Kosovës dhe më gjërë në Rajon. Pas sukseseve biznesore dhe të prodhimeve cilësore dhe kualitative që nga fillimi I punës së saj, tashmë ka arritë që të zgjëroj kapacitetet e veta pridhuese duke nis punën edhe të një linje të re të prodhimit.

Për të dhënë mbështetje për punën që po bëjnë pronarët e kësaj fabrike, në këtë fabrikë sot ishte për të vizitë edhe kryetari I Komunës së Vitisë Sokol Haliti I cili ka parë për së afërmi linjën e re të prodhimit të produktit “XPS Styrodur” që është lëshuar në funksion. Kryetari Haliti me këtë rast nga menagjeret e kësaj fabrike është njoftuar me punën e deritashme si dhe kanë falenderuar Sokol Halitin për vizitën në Fabrikën e tyre.

Kryetari Haliti tha se kjo fabrikë është shembull e prodhimeve të cilat janë mjaft të kërkur në treg, duke potencuar se menaxherët e fabrikës kanë arritur atë me përkushtim të lartë të deportijnë produktet e tyre në treg duke sfiduar edhe prblemet me të cilat janë përballë deri në

zgjërimin e kapaciteteve përkatësisht të hyrës në funkcion të linjës së re të prodhimit. Ai ndër tjerash bëri me dije se do të bëjë çmos që të bërit biznes në Viti, të jetë sa më e lehtë./ Aziz Zuka

You Might Also Like