Viti

Fabrika e Bukës dhe e pjekurinave ”Sheki” nga Pozharani ndihmoi shume familje skamnore me bukë për festën e Kurban Bajramit

Fabrika e Bukës “Sheki” në Pozharan,për nderë të festës së Kurban Bajramit si edhe herave tjera ka nddihmuar rreth 300 familje skamnore të komunës së Vitisë me bukë.

Ajo, përmes Shoqatës Humanitare “Nëna Tereze” ka shpërndarë sot në orët e hershme të mengjesit rrreth 1000 bukë për shumw familje skamnore, dhe në këtë mynyrë për këto familje ka siguruar bukën në këtë ditë të shenjt fetare.

E gjithë kjo fal një bashkëpunimi të mirë që ka arritur përsëri të ketë fabrika e Bukës “Sheki” në Pozharan me Shoqatën humanitare “Nëna Terezë” në Viti e cila së bahku edhe me këtë donator ka bërë shperndarjën e ktyre bukëve,

Pronari i saj Shefki Ostrogllava derisa tregon se si kanë ndërmarrë këtë iniciativë shumë humane tha se janë në gatishmëri të ofrojnë mbështetje ekonomike pasi kanë mundësi për ta bërë këtë.Ai

gjithashtu ktyre familjeve u ka uruar këtë ditë festive të Kurban Bajramit

E Halit Alidema, koordinatorë rajonal i Shoqatës Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” me seli në Viti, ka falënderuar këtë fabrikë për ndihmën e ofruar por edhe të tjerët që po ndihmojnë familjet e varfra.

Ndihmë nga ky aksion ka përfituar edhe familja skamnore shtatëanëtarëshe e Muhabi Saqipit.si dhe disa familje të tjera në disa fshatra të komunës së Vitisë,

“’Kjo fabrikë që 15 vjet furnizon me bukën e saj shumë familje skamnore falas, e ne si shoqatë humanitare I jemi falenderues kësaj fabrike për kontributin humanist që po jep tash e një kohë të gjatë”, tha Halit Alidema.

Ndryshe, kjo ndihmë u vlerësua lartë sikurse nga institucionet komunale edhe nga shoqatat e tjera. /Aziz Zuka

You Might Also Like