Viti

EVSB: Padituria shkatrron, e dhimbëshme të shkatrrosh një shkollë

Stublla e Poshtme,Komuna e Vitisë.
Padituria shkatrron e dhimbëshme të shkatrrosh një shkollë.
Banorët e fshatit Stubëll e Poshtëme,pyesin:Jemi apo nuk jemi në shekullin XXI….Sikur nuk mjaftoj për të treguar shkallën e kulturës,vetëm me dëmtimin e dyerve e dritareve,a nuk mjaftoj me aq,por tani dhe demolim e grabitje,vjedhje edhe e drunjëve të qatisë (kulmit).Edhe at të një objekëti…Vatër diturie,të quajtur…Shkollë…Pa komentuar fare ne po e tregojmë edukatën dhe kulturen tonë në prag të shenimit të gjashtëdhjet(60)vjetorit të legalizimit të punës së kësaj shkolle në fsh.Stubëll e Poshtme,Komuna e Vitisë.
Kështu ne jemi të pregaditur për tu bër pjesë e Europës,thonë banorët e fsh.Stubëll e Poshtme.
Pse shqipëtarët nuk turpërohen kur shkatrrojnë:Shkolla,fabrika,institucione ku shkatërrojnë ardhmërin …Ku është Akademia e Shkencave që bën pazare për teritore të Kosovës,thon banorët e zemruar.
Shumë shkolla të vjetra u lanë në mëshiren e harreses! sigurisht dikur do të kujtojmë e do të kthehen në jetë,apo do të mbesin vetëm si emër i kohës.
E dhimbëshme të shkatrrohen shkollat në kët formë dhe n’kët mënyrë nga qytetar të pa përgjegjëshëm.
A thua ku i kemë institucionet tona Komunale e Qëndrore,pyesin banorët,ministrin e arsimit,si su vie turp të mos përkujdesen fare për kto objekte,dhe mos të marrin masa rreth ruajtjes së tyre,sepse të gjitha objektet e vjetra shkollore,janë ndërtuar me vet kontribut të qytetarëve.
Tani kur kemi institucionet,në vendë se të mbrohen objektet e tilla ato vjedhen demolohen e shkatrrohen nga përsona t’pa përgjegjshëm.
Nga barbarët e kemi humbur të kaluarën.E kaluara duhet të ndërtoj të ardhmen.
Është e lehtë të fajsojmë të t’jerët por e vështir të pranojmë fajin tonë.Dhe skena të tilla,pamjesh,flasin më së miri ku jemi ne,çka meritojmë,dhe qka na ndalë nga kjo vrazhdësi e jona,le të gjykoj e ndëshkoj koha.
Vërtet për ne është Mjerim dhe trishtim,se si mundë të ndodhin këto dukuri jo njerzore,e të shëmtuara në shek.XXI,thuhet në reagimin e banorëve Stubllas.
EVSB paraqet foton e objektit të shkollës së lart përmendur,dhe apelon tek institucionet lokale dhe ato qëndrore,që objektet e tilla të mbrohen me ligj,dhe të mbeten në shërbim të banorve të atyre fshatrave që kan objekte të tilla shkollore,e që nuk janë të pakëta në numër,thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së,për Komunën e Vitisë:Imri Emërllahu.

You Might Also Like