Gjilan

Është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Kryetarit të KVRL-së

Sot në Kuvendin Komunal të Gjilanit, tashmë ish-kryetarja e KVRL-së, Diellza Selishta, i ka dorëzuar detyrën e Kryetarit të KVRL-së, Mehmet Zylfiut. Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë rininë e qytetit të Gjilanit dhe organizatat jo-qeveritare. Ish-Kryetarja Selishta ka uruar për detyrën e re Kryetarin Zylfiu dhe ka falenderuar gjithë kryesinë, anëtarët dhe vullnetarët për bashkëpunimin dhe punën e përbashkët në të mirë të rinisë, ndërsa Zylfiu falënderoi Kryetaren znj.Selishta për punën që ka bërë në këtë mandat të KVRL-së dhe fton të gjitha organizatat rinore të bashkohen për fuqizimin e rinisë së qytetit! Ceremoninë e pranim-dorëzimit të mandatit të KVRL-së e përshëndetën edhe Drejtoresha e DKRS-së . Shpresa Hajdari dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj.Shpresa Kurteshi-Emini të cilat shprehen gatishmërinë e institucioneve për bashkëpunim dhe fuqizimin e rinisë, u dakorduan që rinia mbetet prioritet. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e : këshilleve të studentëve, të këshilleve të shkollave të mesme, përfaqësues të minoriteteve, OSCE,OJQ të ndryshme.

You Might Also Like