Teatër

Erson Zymberi zgjidhet drejtor i Teatrit të Gjilanit

Pas një kohe relativisht të gjatë me ushtrues detyre, Teatri i Gjilanit është bërë me drejtor të ri. Erson Zymberi, regjisor, është zgjedhur drejtor i Teatrit të Gjilanit.

Në ditën që ka marrë këtë detyrë të re, Erson Zymberi fillimisht ka takuar shokët e tij aktorë, për të cilët ka thënë se janë edhe kolegët e tij dhe partnerët e “koalicionit artistik”.

“Me ta diskutuam për ndërtimin dhe zhvillimin e politikave kulturore, mbi të cilat do të formësohet dhe ndërtohet Teatri i Gjilanirt.  Jam i sigurt që bashkë me këtë ekip do të krijojmë bazën e sigurt për funksionimin dhe prodhimin e vlerave standarde”, ka shkruar në faqen e tij, Erson Zymberi, i cili për përkrahje ka falënderuar edhe kryetarin.

 

You Might Also Like