Gjilan

Erlehta Osmani tubon vajzat e Rinisë Demokratike, paralajmërojnë fitoren e madhe të PDK-së

Erlehta Osmani, këshilltare në Asamblenë Komunale të Gjilanit dhe kryetare e Rinisë Demokratike në Gjilan, ka mbledhur qindra të reja, votuese potenciale dhe simpatizantë të PDK-së, në një takim mobilizues në prag të zgjedhjeve, ku te pranishëm ishin edhe Qemajl Mustafa, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, Donjet Bislimi, kryetar i RDK-së dhe Valdete Idrizi, ish-kandidate për kryetare të Mitrovicës.

Fillimisht, Qemajl Mustafa, kryetar i PDK-së në Gjilan, ka theksuar se janë mijëra vajza e gra, mbi 12 mijë votues potencialë të Gjilanit, të cilët do të angazhohen për dekadën e re dhe për një fitore të fuqishme e bindëse të PDK-së. Mustafa, ka thënë se Valdete Idrizi është përfaqësuese tipike se sib ëhet gara. Ajo është fituese morale dhe politike në Kosovë, Donjeti shkëlqyeshëm po e udhëheq RDK-në, kurse Erlehta po kontribuon në bashkimin e RDK-së e për t’a rritur atë në Gjilan e në Anamoravë.

“Angazhohuni që PDK-në ta bëni fituese, për partinë që lufton kundër krimit, korrupsionit e nepotizmit, i cili po na pengon në zhvillim. Lufta kundër nepotizmit nuk bëhet me retorikë, por me kritere të qarta”, ka thënë Qemajl Mustafa, sipas të cilit Kosova ka nevojë për një kthesë të madhe e të jashtëzakonshme e PDK ka njerëz për t’a bërë një gjë të tillë.

Donjet Bislimi, kryetar i RDK-së, u ka thënë këtyre të rejave se po i sheh me buzëqeshje e kjo është buzëqeshja e fitores.

“Me fitoren e PDK-së dhe të Kadri Veselit, kryeministër do të fitojë Kosova, andaj kërkoj që t’i besohet këtij lidershipi, që Kosovën nuk e ka zhgënjyer kurrë”, ka thënë Donjet Bislimi, që Erlehta Osmanin e ka quajtur krenari të këtij vendi.

Erlehta Osmani, kryetare e Rinisë Demokratike në Gjilan, ka thënë se ndjehen krenare që janë pjesë e PDK-së, e dekada e re është e të tashmës dhe të ardhmes. Ajo ka thënë se do të ndodh fitorja e madhe e PDK-së me Kadri Veselin, kryeministër.

Ajo ka përmendur tre emra me rëndësi në jetën e saj, nënën e saj – Enkeleidën, hallën e saj Xhezide Ismajlin, që luftoi për të drejtat e të rejave dhe grave që nga viti 1981 dhe Valdete Idrizin, e cila është një femër që nuk dorëzohet kurrë.

E Valdete Idrizi, tha se atë Erlehta e motivon dhe se PDK do të punojë shumë e do të kandidojë me vlera dhe se do të dalin faqebardhë.

“Po na bëjnë vija të kuqe, sepse na e kanë zili”, ka thënë Valdete Idrizi, që ka shtuar se të gjithë do të dëshironin që t’I kenë në parti Erlehtën dhe familjen e saj.

“Nëse vetëm gratë dhe vajzat mobilizohen do të dalim fuqishëm. Të tjerët po promovohen duke na atakuar neve. Krenohuni që jemi në PDK e femrat nuk dorëzohen asnjëherë”, ka thënë Valdete Idrizi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like