KRONIKË E ZEZË

Energjia elektrike ia merr jetën 27- vjeçarit

 

Një person i moshës 27- vjeçare, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka humbur jetën në Kamenicë, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

 

Gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27- vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën. I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë.

 

You Might Also Like