Futboll

Eliminohen Vitia e Dardana

Dy ekipet e Anamoravës, Vitia dhe Dardana janë eliminuar nga garat e Kupës, ngase ato kanë pësuar nga ekipet kundërshtare, njëra në fushë të vet e tjetra në udhëtim.

Vitia në ballafaqim me Dukagjinin e Klinës ka patur një rezultat të mirë, ngase po udhëhiqte me rezultat 1 me 0, por ajo nuk ia doli që të qëndrojë deri në fund, kur u mposht me rezultat 1:2.

Dardana që kishte udhëtuar në Skenderaj është përballë me rezultat të thellë 4:0, me cka ajo ka përfunduar aventurën e saj në garat për kupë.

Ekipi nga I cili më shumë pritet nga ato anamoravase është Gjilani, I cili ndeshjen e tij do ta zhvillojë të dielen, kur do të përballet me 2 Korrikun e Prishtinës.

Rezultatet tjera të kësaj të shtune ishin:

Vitia – Dukagjini 1:2

Drenica – Dardana 4:0

Ballkani – Trepça ’89 3:0

Feronikli – A and N 5:0

You Might Also Like