ARSIMI

Ekspertët për akreditim kanë përmbyllur takimin në Universitetin “Kadri Zeka”

Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar  një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit,  të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës. Ata fillimisht kanë zhvilluar  takim me  menxhmentin e Universitetit.

Me këtë rast  Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajam Kosumi,  tha se kemi zhvilluar një takim të frytshëm me ekspertët ndërkombëtar, sepse ka kohë që kemi filluar përgatitjet për këtë proces , andaj  presim që gjithçka të shkoj mirë, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.

Grupi i ekspertëve për akreditim, që përbëhej nga prof.dr. Volker Gehmlich nga Universiteti i Osnabrukut, prof. dr. Volker Frederking nga Universiteti i Nürnbergut, prof. Stephen Adam nga Universiteti “Ëestminster”, prof. dr. Tauno Otto nga Universiteti i Talinit dhe prof. dr. Regita Bendikiene nga Universiteti  i  Kaunasit, pas takimit me menaxhmentin kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet puna me studentët,  laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.

Më pas ekspertët e akreditimit kanë mbajtur takime veç e veç  me bartësit e programeve për akreditim, e riakreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të stafit akademik gjithashtu edhe  studentët.

Ky proces ka të bëj me akreditimin e Universitetit si institucion dhe programeve që ofrohen në kuadër të tij.

Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për riakreditim të dy programeve të nivelit Bachelor: Marketing dhe Banka Financa Kontabilitet, kurse për akreditimit janë tri programe të reja Master: Edukimi Special, Qeverisja Lokale  dhe Shoqëria Demokratike dhe programin E-Qeverisja, po ashtu Universiteti ka aplikuar edhe për riakreditm Institucional .

 

You Might Also Like