Futboll

Ekipet e Anamoravës në Ligën e Parë, fiton vetëm Kika

Ekipet e Anamoravës në Ligën e Parë kanë luajtur ndeshjet e tyre këtë të dielë, kurse vetëm Kika e Hogoshtit ia ka dalë të shënojë fitore.

Kika në derbin e Anamoravës është përballë me Vitinë dhe ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:1. Me këtë fitore Kika ka shtuar gjasat që edhe më tej të mbetet në Ligën Parë të Kosovës, kurse Vitisë i janë zbehur gjasat për të prekur barazhin.

Dy ekipet e tjera të Anamoravës, Bashkimi i Koretinit dhe Vllaznia e Pozharanit kanë pësuar humbje dhe edhe më tej janë të rrezikuara.

Bashkimi ka qenë mysafirë i Ramiz Sadikut në Prishtinë dhe ka pësuar me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Vllaznia ka qenë mysafire e Fushë Kosovës dhe ka pësuar me rezultat të ngushtë 1:0.

Këto janë rezultatet komplete dhe tabela e kësaj xhiroje:

You Might Also Like