Viti

Edhe në komunën e Vitisë po grumbullohën ndihmat humanitare për vllëzëritë tanë në Shqipëri që  kanë pësuar nga tërmeti i së martës

Janë bashkuar për të njejtin qëllim dy shoqata humanitare ajo e Kryqit të Kuq dega në Viti dhe SHBH””Nënëa Tereze”Zyra regjionale në Viti  për të grumbulluar ndihmat humanitare për të prekurit nga termeti I 26 Nëntorit në Shqipëri.Aty kujdestarojnë zyrtarët dhe vullnetarët e ktyre dy shoqatave Zaim Hajrizi dhe Halit Alidema por edhe Hamdi Hasani  e  Xhymshit Hasani dhe të tjerët.

Sot I vizituam në këtë punkt I cili ndodhet në ambientet e Njësitit  të Zjarrfikësve të Vitisë, ku edhe bëhet grumbullimi i ndihmave nga qytetarët. Nga biseda me ta u njoftuam se qytetarët janë shumë të prekur për viktimat e termetit në Shqipëri dhe ndihmat janë duke u grumbullur  që nga e merkura.Ata na thanë se sipas njoftimeve që kanë  edhe në komunën e Vitisë, kanë arritur edhe  familjet  e para që  janë strehuar tek familjet që kanë shprehur vullnetin e tyre për ti strehuar.”Deri më tash  strehim  nga Shqipëria kanë kërkur  dy familje  dhe ato tashme kanë gjetë strehimin tek vllëzërit e tyre  në këtë komunë, shprehet  Hamdi Hasani.Ai thote se  shtepitë e tyre për strehim në këtë komune i kanë bërë të gatshme edhe dhjetra familjar  të kësaj komune.Aziz Zuka

You Might Also Like