Sporte të tjera

Edhe në Gjilan formohet zyrtarisht Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”

Edhe komuna e Gjilanit si qender e Rajonit të Anamoravës, këto ditë edhe zyrtarisht, pas dy vitesh aktiviteti, është bërë edhe me një klub sportive mjaftë atraktiv.Fjala është për Klubin e Gjimnastikës KGJ “Halil Alidema” themelues i së cilit është pedagogu i njohur dhe ish sportisti Hazir Alidema. Duke folur rreth themelimit të këtij klubi, i cili është i dyti në Anamoravë dhe i 10-ti në Republikën e Kosovës, themeluesi i këtij klubi Hazir Alidema, shprehet se më në fund i është realizuar dëshira që edhe në Gjilan edhe zyrtarisht /pas dy vitesh aktiviteti/ të themeloj një klub të till të sportit të gjimnastikës pas atij që kishte themeluar nga fundi i vitit 2016 në Viti e që është me të njejtin emer.

Ish sportisti dhe tani punëtori i njohur sportive në komunën e Vitisë, por tani edhe të Gjilanit, pedagogu Hazir Alidema, shprehet se nevoja për themelimin e dhe të një klubit të tillë të gjimnastikës edhe në Gjilan, ka qenë e nevojshme, pasi që në qytetin e Gjilanit ka talente të shumta të cilat dëshirojnë të merren me këtë sport, por të cilat nuk kanë mundur të kyqën në KGJ ”Halil Alidema” në Viti, për shkak të kushteve jo të mira si dhe të udhëtimit e të grumbullimit të tyre në një klub siq është ai në Viti. Ai shprehet se këto ditë përkatësisht nga fillimi i muajit shkurt, është themeluar dhe është certifikuar dhe licencuar klubi i ri i gjimnastikës “Halil Alidema” me seli në Gjilan.

Klubi i Gjimnastikës ka të regjistruar 15 voglushe gjimnaste

Ai falenderon edhe kompetent e kësaj komune që i kanë dhënë mbeshtetje për formimin e këtij klubi, të parin në këtë komunë në sportin e gjimnasitikës, ku tashmë janë të rexhistruara mbi 15 voglushe. Tutje pedagogu Hazir Alidema i cili i vetëm punon me voglushet gjimnaste, thotë se në klub janë të rexhistruara voglushe nga 9 deri në 11 vjet, e numri i tyre është rreth 15 të cilat me talentin e tyre që kanë, po mahnitin ata të cilët kanë qenë në këto ngjarje të ndryshme, ku kanë përformuar anëtarët e KGJ”Halil Alidema”.

Pedagogu Alidema shprehet se Klubi i Gjimnastikës është regjistru në fillim të këtij muaji por ai si i tillë ka filluar punën nga qershori vitit 2016 dhe se viti i parë ka qenë i veshtirë për

te pasi që në klub gravitonin numër i vogël i nxënësve dhe ai ishte i detyruar ti bashkonte gjimnastet e Gjilanit dhe të Vitisë për të përforrmuar në ngjarjët e ndryshme që organizoheshin e vështërësi edhe më të mëdha ishte bashkimi tyre për të ushtruar si grup.Kurse tani kushtet për punë do të jenë shumë më të mira sepse do të ushtrojnë në Palestren e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan.

“Paraqitjet e klubit te gjimnastikes në Gjilan ishin në nivelin më të lartë artistik dhe akrobatik , ku publiku gjilanas i përcjellte prformancat e voglusheve me duartrokitje frenetike. Duke parë se gjimnastika nuk është e popullarizuar si futbolli, xhudoja, mundja, etj, cdo fillim ka qenë i vështirë me pakë mjete konkretizimi, me pakë mjete financiare dhe pa mbështetje të duhur nga institucionet komunale , por një vullnet i madh dhe dëshira ime për të ringjallë sportin e gjimnastikës edhe në qytetin e Gjilanit më ka shtyr që të angazhohem edhe më shumë .

Klubi i Gjimnastikës gjatë vitit 2017 ka përformuar në 16 vende përkatësisht ngjarje si sportive ashtu edhe tubime të tjera në Gjilan dhe në Viti, dhe ishte dy herë pjesë e garave të gjimnastikës të Kosovës që ka organize Federata e Gjimnastikës e Kosovës” shprehet Hazir Alidema. Alidema ka fjalë të mira për talentin që kanë për të gjitha voglushet që janë pjesë e këtij

klubi, por një të ardhme të ndritur ai parashikon voglushës Sara Maliqi.Të themi se gjimnaste të këtij klubi janë: Sara Maliqi, Lejla Zymeri, Aurela Sherifi, Riga Osmani , Enea Miftari, Esra dhe Ornela Bajrami, Diola Nuhiu, Alea Kosumi, Aksel Murtezi, Narina Sabedini, Tringa Toska, Platina Dushica, Flandra Toska, Tringa Isaku dhe Kanarina Misini./ Aziz Zuka

You Might Also Like