KRONIKË E ZEZË

Edhe dy të arrestuar për mashtrim

Policia e Kosovës në vazhdën e hetimeve shtesë Njësitet e hetimeve Rajonale, gjatë analizimit të provave materiale të grumbulluara për këtë “figurë të veprës penale”, kanë identifikuar edhe dy persona të dyshuar të inkriminuar në veprat penale “Legalizim i Përmbajtjes së pavërtetë” dhe “Manipulimi me prova”. Mënyra e të vepruarit dhe modalitetet e inskenimit të aksidenteve nga, këta dy të dyshuar kanë qenë të natyrës së njëjtë me tetë të dyshuarit e përfshirë në raportin e parë të përpiluar në lidhje me këtë çështje. Të dyshuarit Sh. O. (1973) dhe R.G.(1989) që të dy shqiptar shtetas të Kosovës janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Bazuar në dokumentimin e më sipërm Prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin ndaj të dyve në afat prej 48 orësh. Hetimet do të zgjerohen edhe në drejtim të të dyshuarve të tjerë të implikuar në veprat e ngjashme penale të po të njëjtës natyrë në lidhje me aksidentet e inskenuara.

Hetimet janë duke u kryer nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale Drejtoria e Policisë së Kosovës në Gjilan.

You Might Also Like