Sportet me dorë

E dhimbshme, lojtarja me e mirë në Kosovë operohet pas një lëndimi të rëndë

Ishte zgjedhur lojtarja më e mirë në Kosovë për vitin 2018 dhe ishte në formë fantastike, por fati nuk ka qenë në anën e saj.

Fjolla Shabani, lojtarja më e mirë në Kosovë e zgjedhur para pak ditësh është lënduar rëndë në një ndeshje të përfaqësueses, duke dëmtuar ligamentet e gjurit, kurse menjëherë pas këtij lëndimi është dashur që të operohet në Shkup. Nga KV Drita mësohet se ajo është operuar me sukses. Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të KV Drita.

Ja postimi i plotë i KV Drita:

 

Fjolla SHABANI pësoi lëndim ne gjurin e djathte ne ndeshjen me përfaqësueses se Kosovës!
Ne ndeshjen Kosove – Shqiperi e zhvilluar me daten 16 shkurt 2019 per nder te Pavarësisë se Kosoves qysh ne fillim te ndeshjes te rezultati 6:4 per Kosoven Fjolla pesoj nje lendimi i cili ishte jo i lehte duke shkaktuar keputje te ligamentin kryqezore-ACL dhe lendim atij anesor te mbrendshme-MCL e gjithashtu edhe nje kercitje ne meniskus.

Fjolla sot kreu operimin me suksese dhe pritet qe shume shpejt te vazhdoje terapite e te kthehet edhe me e forte per te ndihmuar ekipin tone KV DRITA.

You Might Also Like