Sportet me dorë

Dy vite radhazi kampion të Kosovës në hendboll

Hera e parë kur pionierët e Zhegrës u bënë kampionë të Kosovës në hendboll për shumë kë ishte cilësuar një befasi e dorës së parë. Nuk shkoi shumë kohë e zhegranët e përsëritën suksesin, duke u bërë për herë të dytë radhazi kampionë të Kosovës dhe tashti ky ekip po cilësohet fidanishte e hendbollistëve të rinj.

Këtë ekip të vyeshëm nuk e ka ndalë as mospasja e një palestre në Zhegër, ku do të mund të ushtronin. Atyre vështirësitë sikur u dhanë forcë për të punuar edhe më me ngulm dhe për të dëshmuar se nuk ka kush që I ndalë.

“E arritëm suksesin me zemër dhe dëshirë të madhe”, thotë Festim Isufi, që shton se KH Zhegra arriti të mposhtë ekipe të mëdha që kanë infrastrukturë të mirë e të përshtatshme si  Besa Famiglia nga Peja, Kastrioti nga Ferizaj, Prishtina e ekipe të tjera.


Edhe trajnerët Alban Haziri, Mustafë Aliu dhe Driton Haziri  dhanë kontribut të çmueshëm në sukseset e ekipit, kurse lojtarët e rinj e që janë e ardhmja e KH Zhegra, Edonit Shaqiri, Arianit Murseli, Jon Sadriu, Adonit Isufi e lojtarë të tjerë kanë dëshmuar se janë të pakonkurrencë në garat e pionierëve.

Ky sukses duhet të jetë vërejtje edhe pë rata që e drejtojnë sportin që Zhegrën sa më parë t’a bëjnë me palestër e kur një gjë e tillë të arrihet sukseset do të jenë edhe më të mëdha.

Për këto suksese KH Zhegra pionierët është nderuar me mirënjohje e Festim Isufi ka theksuar:

Është nder dhe kënaqësi për mua që si përfaqësues i Klubit Hendbollistik Zhegra ta pranojë këtë mirënjohje nga Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për kulturë, rini dhe sport që ndau këtë mirënjohje për të arriturat e KH Zhegra e cila për të dytin vitë radhazi u shpallë Kampion i Kosovës në kategorinë e Pionierëve çka dëshmon qartë se Zhegra ka një të ardhme të ndritur në hendboll.
Gjithashtu edhe Adonit Isufi u shpallë ndër juniorët më të mirë në Gjilan.
Falenderojë kryesinë dhe lojtarët e klubit për kontributin dhe angazhimin e madhë, falë tyre Zhegra po krenohet me këto te arritura tejet të mëdha.
Së bashku ne mund të arrijmë edhe shumë suksese të tjera.
Urime të gjithëve!

You Might Also Like