Futboll

Dritën apo Santa Coloma ja kë favorizojnë bastet

Futbolldashësit në Kosovë e njohin shumë mirë ekipin e Dritës, që sivjet u shpall kampion, por nuk e njohin edhe aq kampionin e Andorës, Santa Coloma.

Këto dy ekipe do të përballen këtë të marten në Gjilbratar dhe presin fituesin e ndeshjes tjetër për të luajtur në finale.

Nëse duhet besuar atyre që kuotizojnë bastet, ekipi bardh e kaltër nga Gjilani është favorit, ngase fitorja e tyre ka vlerën 1.87, barazimi ka kuotën 3.6, kurse fitorja e Santa Coloma ka kuotën 4.44.

Drita në këtë ndeshje shihet si favorite, andaj kjo është një shpresë shtesë që ekipi gjilanas do të mund të ngadhënjejë në këtë ndeshje dhe të shkojë tutje.

You Might Also Like