Futboll

Drita zyrtarisht prezanton trajnerin e ri

FC Drita edhe zyrtarisht ka prezantuar trajnerin e ri Amir Alagiq, i cili në këtë detyrë ka zëvëndësuar të dorëhequrin Sedat Pajaziti.

Në një njoftim të klubit bardh e kaltër është thënë se prezantimi i trajnerit të ri është bërë në prani të drejtorit të klubit Feti Murseli.
Trajneri u njoftua me ambientin e punës dhe është ndarë shumë i kënaqur nga pritja që u organizua për të.
Drita ka zhvilluar stërvitjen e parë nën udhëheqjen e trajnerit të ri dhe atmosfera ishte shumë e mirë. Sipas klubit gjilanas Alagiq njihet si trajner shumë motivues dhe kjo u pa qysh në stërvitjen e parë.
Interesant është fakti që trajneri kishte njohuri për mbështetjen e madhe që “Intelektualet” e kanë për Dritën, njëkohësisht u zotua që do të jep gjithçka nga vetja që të arrihen qëllimet e planifikuara.

Drita ndeshjen e radhës do t’a zhvillojë si mysafire në ballafaqim me Besën e Pejës. FC Drita mbanë pozitën e njëmbëdhjetë në tabelë me 3 pikë të tubuara.

You Might Also Like