Futboll

Drita udhëton në Vushtrri me dy mungesa

Nesër klubi jonë do të udhëtojë në drejtimë të qytetit të Vushtrrisë, ku në kuadër të javës së 19-të do të përballemi me ekipin me të njejtin emër.

Ekipi jonë vjen nga një fitore e rëndësishme në javën e kaluar përballë rivalëve lokal ndërsa ekipi i Vushtrrisë nga një humbje në Prishtinë përball ekipit të Prishtinës!

Ekipi për këtë takim nuk mund të llogarit në Liridon Lecin i cili është lënë jashtë ekipit për shkak të një shqetësimi në nyjen e këmbës së djatht që e ka përcjell edhe në ndeshjen e kaluar si dhe kapitenin Ardian Limani për shkak të kartonave.

Të gjithë lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion të trenerit Nuhiu.

You Might Also Like