Futboll

Drita sjell një futbollist nga Zvicra

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, në vazhdën e përforcimeve ka sjell një futbollist nga Zvicra. Emri më i ri në këtë ekip është Haxhi Neziraj. Në një njoftim të lëshuar nga klubi bardh e kaltër është thënë se tashmë është zyrtare, Haxhi Neziraj është futbollisti më i ri i FC Dritës. Haxhi Neziraj i lindur me 16 Mars 1993 ne Lucern, Zvicër ka filluar karrierën futbollistike në Lucern, më pas në Wohlen e Shcaffhausen e së fundmi tek Flamurtari i Vlorës. Mesfushori ofanziv që nga sot iu bashkua ekipit bardhë e kaltër në fazën përgatitore në Ohër.
Nezirajt i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe dhe shpresojmë në suksese të përbashkëta drejt objektivave të klubit .

You Might Also Like