Sportet me dorë

Drita shumë më e mirë se Vushtrria

Klubi i Basketbollit Drita ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer në ballafaqim me Vushtrinë. Në ndeshjen që është zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në prani të një numri të konsiderueshëm të shikuesve, Drita ka ngadhënjyer me rezultat 93:71.

Cereku i parë i ka takuar ekipit mysafir me rezultat 19:23, ngase basketbollistët e Dritës patën shumë oscilime në lojë dhe herët dolën nga bonusi.

Drita pati një pamje krejt tjetër në çerekun e dytë, në të cilin pati edhe disa ngulitje atraktive të Mehmetit, kurse edhe lojtarët e qendrës bënë lojë shumë të mirë, andaj kthyen rezultatin në dobi të vetin 49:36.

Drita vazhdoi me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, i cili përfundoi me rezultat 68:51, derisa në çerekun e fundit ka shkëlqyer Qëndrim Demi, i cili ka shënuar disa treshe, kurse edhe kryetrajneri Gjyltekin Selimi ua dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, të cilët detyrat i kryen me sukses.

You Might Also Like