Sportet me dorë

Drita shkel Skenderajn

Klubi i Volejbollit Drita, kampion aktual, fitues i kupës dhe Superkupës së Kosovës në volejboll, ka mposhtur nënkampionin e Kosovës Skënderajn me rezultat të pastër 3:0. Drita ka qenë mysafire në këtë ndeshje, e cila është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve të dy ekipeve tona para ndeshjeve që do t’i zhvillojnë në arenën ndërkombëtare. Dita më parë, Drita e kishte mposhtur Skenderajn edhe në ndeshjen kampionale, e cila ishte zhvilluar në Gjilan, ku ekipi gjilanas fitpoi me rezultat 3:1. Këto dy ekipe pritet që të luajnë rolin vendimtar edhe në këtë kampionat.

Vajzat që drejtohen nga Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi, shumë shpejt do ta kenë një ballfaqim të vështirë me ekipin bullgar Marica nga Plovdivi.

You Might Also Like